Mot me diell dhe i nxehtë ditëve në vijim, temperatura të larta parashihen ditën e mërkurë dhe të enjte

0
63

27.07.2020 – Mot kryesisht me diell dhe i nxehtë parashihet të mbajë ditëve në vijim, pasi që vapa afrikane pritet të përfshijë pjesë të rajonit tonë. Temperatura të larta parashihen ditën e mërkurë dhe të enjte, që në pjesë të Dukagjinit maksimalet mund të rriten edhe mbi 35C.
Të premten depërtimi i një fronti të ftohtë në lindje të rajonit, sjellë kushte për ndonjë rrebesh shiu orëve të pasdites, e temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë.
Indeksi i rrezeve UV në vlera shumë të larta, mundësisht t’i shmangemi qëndrimit të gjatë në diell orëve të mesdites.

28.07.2020 – Nxehtë, kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta 14C deri 33C, e në vise malore 11C deri 24C. Do fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 9.

29.07.2020 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 15C deri 36C, e në vise malore 13C deri 27C. Era do të fryejë drejtimesh të ndryshme e lehtë 1-4m/s. Indeksi UV: 9.