Valbon Krasniqi: Janë vënë në dispozicion 700 shtretër – 570 janë me pacientë

0
95

Kryeministri Avdullah Hoti sot ka marrë pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus.

Pas takimit, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se sa i përket zgjerimit të kapaciteteve të shtretërve ne hapësirat e SHSKUK-së, deri më tani janë vënë në dispozicion 700 shtretër.

“Prej tyre 570 i kemi të zënë me pacientë. Varësisht nga situata ne do të destinojmë klinika të caktuara brenda hapësirave të QKUK-së”.

“Ditët e fundit kemi riorganizuar në tërësi dhe kemi ofruar qasjen e regjionalizimit të pacientëve, ku nga 570 që kemi, sot 250 i kemi në hapësirat e QKUK dhe 320 i kemi nëpër spitalet regjionale”.

“Ne jemi të obliguar edhe me ligj që të ofrojmë shërbime edhe për pacientët e tjerë sepse jo e gjithë Kosova është me Covid-19”.