Mbështetja për Dua Lipën dhe kërkesa për njohjen e hartës, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë

0
56

Ka tash e sa ditë që kërkesa për vendosjen e Kosovës në hartat e Apple është kthyer në një ndër çështjet mediatike në vend.

Peticioni i cili ka mbledhur nënshkrimet online të mijëra shqiptarëve është mbështetur edhe nga yjet me famë botërore si: Rita Ora dhe Dua Lipa.

Dy artistet me renome ndërkombëtare kanë drejtuar kundrejt kompanisë Apple publikisht po të njëjtën kërkesë, dhe për këtë ato kanë shfrytëzuar ndikimin e tyre në rrjetet sociale, ku ndiqen nga miliona përdorues.

Instalacioni “Kosovo on Apple Maps, fight fake news” para TKK-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mirëpo kërkesa e Dua Lipës nuk është pritur aq mirë dhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova vet pak ditë më parë bëri një reagim në rrjetet sociale, duke shpjeguar se nuk deshi të nxisë urrejtje, por se thjeshtë ndjehet krenare për origjinën e saj, ani pse rrjetet e saj sociale bombardohen nga komentet kur ajo poston diçka për Kosovën.

Mu për këtë arsye, të premten në Sheshin e Prishtinës, përkatësisht para Teatrit Kombëtar të Kosovës janë vendosur disa instalacione artistike, nën titullin “Kosovo on Apple Maps, fight fake news”.

Instalacioni “Kosovo on Apple Maps, fight fake news” para TKK-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Pjesë e intalacioneve ishin edhe disa nga shkrimet e mediave serbe me gjuhë të urrejtjes ndaj artistes Dua Lipa, të cilat në instalacione etiketohen si “lajme të rrejshme (fake news)”, ngase ato nuk paraqesin të vërtetën.

Një instalacion tjetër kishte të printuar një imazh gjigant të këngëtares shqiptare me famë botërore, ku shkruante “Mbështeteni Duan”.

Instalacioni “Kosovo on Apple Maps, fight fake news” para TKK-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Këto instalacione janë realizuar nga komiteti artistik vendor, me qëllim vazhdimin e përkrahjes dhe sensibilizimit të futjes së Kosovës në hartën e Apple, dhe njëkohësisht ndalimin e lajmeve të rreme dhe propagandës armiqësore. /Telegrafi/