Nuk pranon fajësinë i akuzuari për kërcënim të Hashim Thaçit

0
175

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është deklaruar i pafajshëm i akuzuari për terrorizëm G.M., raporton Drejtësia Sot.

Me fillim të seancës së sotme, prokurorja e shtetit Jelena Marjanovic, bëri rikualifikimin e veprës penale nga ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’ në ‘Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’.

Pas leximit të kësaj aktakuzes G.M., ka mohuar fajësinë se përmës rrjetit social Facebook ka postuar koment me përmbajtje kërcenuese për presidentin Hashim Thaçi.

Ndërkaq mbrojtësi i të pandehurit G.M., avokati Mahmut Halimi, propozoi ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Gjyqtarja Shadije Gërguri, sa i përket propozimit për ndërprerje të masës së paraburgimit, kërkoi nga avokati mbrojtës të i dorëzoj gjykatës prova shtesë për gjendjen shëndetësore të të pandehurit G.M., dhe pastaj do të vendos në lidhje me këtë masë.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, e përfaqësuar nga prokurorja Jelena Marjanovic, me datë 29.05.2020, rreth orës 11:00 në Mitrovicë, i pandehuri G.M., me qëllim të organizimit për kryrjen e veprës terroriste, përmes rrjetit social Facebook ka publikuar komentin e tij: ‘Më në fund erdh dita populli me kall zyrën e presidentit Thaçi dhe Gjykatën Kushtetuese, Arta Hajrizi – Rama, nëse populli nuk e bënë këtë gjë, atëhere jemi njerëzimi më analfabet, më frikacak, më tradhtar dhe më i korruptuar në Ballkan.’

Tutje aktakuza thekson se ky koment është shpërndarë në mediat elektronike dhe në faqen e internetit ‘Indeksonline’./DrejtesiaSot