Lajçak takon Hysenin e Gjuriqin: Dialogu sot po vazhdon në nivel ekspertësh

0
41

Sot në Bruksel do të vazhdoj dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh, ku pritet draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak ka takuar koordinatorin shtetëror të Kosovës për dialog, Skender Hyseni si dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Sot do të vazhdojmë diskutimet politike në nivel ekspertësh. Kënaqësi ti mirëpres këtë mëngjes negociatorët e të dyja palëve, Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq”, ka shkruar Lajçak në Twitter.