Ditët vijuese do të mbetet mot i nxehtë por i paqëndrueshëm, pasditeve rrebeshe të shiut me bubullima

0
115

Në ditët vijuese do të mbetet mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm, ku gjatë orëve të pasdites priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

Ditën e diel kalimi i një fronti të ftohtë mbi rajon sjell një rënie të lehtë e temperaturave, me mundësi për riga lokale shiu. Nga mesi i javës së ardhshme, një valë e të nxehtit afrikan sjell sërish rritje të temperaturave, me mundësi që maksimalet të rriten edhe mbi 35C.

Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta.

24.07.2020 – Mbetet nxehtë. Paradite kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, me mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 33C, e në vise malore 13C deri 23C. Fillimisht do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi e më vonë nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 9.

25.07.2020 – Nxehtë me vransira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 33C, e në vise malore 13C deri 23C. Paradite do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi e më vonë nga verilindja 5-16m/s. Indeksi UV: 7.