SHBA-ja kërkon nga Bashkimi Evropian heqjen e vizave për Kosovën

0
68

Komiteti për Punë të Jashtme i Shtëpisë së Bardhë, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të heq vizat për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në Twitter, thuhet se janë bërë më shumë se dy vite që kur Komisioni Evropian konfirmoi që Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim.

“Janë bërë më shumë se dy vite që kur Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Këshilli i Evropës duhet ta mbajë premtimin, dhe t’ia heq vizat Kosovës menjëherë”, thuhet në postimin e tyre.