Mos shpërndani terapi për COVID-19, mund të rrezikoni jetën e njerëzve

0
177

Nga Bujar Vitija, gazetar i sektorit të shëndetësisë

Terapia e shperndare per Covid mund ta rrezikoj jeten e njerezve duke perdor medikamente pa indikacione. Betadine ose jodi perdoret per pastrimin e plageve e jo per shperlaje te gojes. Antibiotiket dhe oksigjeni nuk guxojne te perdoren pa pershkrim te mjekut.

Ne Iran kane vdekur mbi 700 persona nga konsumimi i metanolit, dhe mijera tjere jane helmuar pasi kishin besuar se mund te mbroheshin nga Covidi. Me siguri kjo ka ndodh pas ndonje shperndarje te ndonje “recete” kunder virusit.
Larg qofte me na ndodhe ndonje rast i ngjashem ne Kosove, prandaj te gjithe duhet te reagojme kunder ketyre “recetave” me antibiotik e oksigjen.