Testet ‘Elisa’ dhanë rezultate të ndryshme në QKUK, disa detektuan antitrupa, disa rezultuan negativ

0
352

Përdorimi i testeve serologjike për Sars-CoV-02 po përcillet me shumë debate nga ekspertë të ndryshëm. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar përdorimin e këtyre testeve vetëm për hulumtime shkencore. Në Kosovë janë bërë afër një mijë teste të tillë të cilat dhan rezultate të ndryshme

Në Klinikën e Biokimisë në QKUK janë kryer rreth 950 teste serologjike ‘Elisa’ të cilat ishin donacion nga një kompani farmaceutike, për stafin e klinikave. Drejtori i klinikës Dr. Shemsi Veseli ka thënë me këto teste janë trajtuar me prioritet punëtorët shëndetësorë për të bër një lloj skriningu për ata që kanë qenë të izoluar ose për ata që kanë të konfirmuar pozitiv me RT PCR, shkruan Gazeta Shneta.

Veseli ka thënë se rezultatet e këtyre testeve kanë qenë të ndryshme, disa raste që kishin rezultuar pozitiv me metodën RT PCR – në testin serologjik kanë rezultuar negativ, kurse në disa raste të tjera janë detektuar antitrupa që do të thotë se kanë qenë të sëmurë nga Covid-19.

“Kemi pas raste kur e kanë kaluar Covidin dhe me testin serologjik janë detektuar antitrupat. Rasti më eklatant ka qenë me qind për qind antitrupa, është një kolege e jona profesoreshë, poashtu edhe dy kolegë të tjerë 84 për qind, tjetër 81 për qind, 78, por kemi pas edhe raste 54 për qind ndërsa më e ulëta ka qenë 1.3 për qind”, ka deklaruar Veseli.

Ai ka treguar se testet kanë qenë të kombinuara me imunoglobulinën M dhe G, por me saktësi 99.8 për qind që sipas tij të njëjtat janë përdorur edhe në SHBA. “E vetmja gjë që s’kemi mujt me nxjerr ka qenë përcaktimi i fazës së sëmundjes sepse testi nuk ka mundur të bëj specifikimin e imunoglobulinës. Sikur të bëhej serokonvertimi atëherë do të mund të përcaktohej se në cilën fazë të sëmundjes është pacienti”, ka deklaruar Veseli.

Ai ka thënë se nga sa është vërejtur nga këto teste, antitrupat tek personat e sëmurë zhduken pas 6-7 javësh.

“Pjesa më e madhe e punëtorëve shëndetësorë që kanë rezultuar pozitiv me PCR na kanë rezultuar njëjtë edhe këtu. Por kemi pas edhe raste sikurse ka ndodhur me një gjinekolog dhe katër infermiere të cilat kanë rezultuar negativ”, ka deklaruar Veseli.

Ai ka treguar edhe rastin e një biokimisti i cili në testin serologjik kishte rezultuar me antitrupa dhe pas kryerjes së testit RT PCR kishte dal pozitiv në Sars-CoV-02.

Sipas biokimistit disa teste tjera serologjike janë më të avancuara dhe mund të bëjnë specifikimin e imunoglobulinave, përmes së cilave do të mund të përcaktohej faza e sëmundjes tek personat e testuar.

Veseli ka thënë se për këtë çështje do të duhej të konsultoheshin biokimistët për ndryshimet që janë bërë në udhëzimin administrativ. “Për fat të keq është bërë një udhëzim administrativ për testet serologjike, por duhet të them se në pjesën e antitrupave serologjike do të duhej të konsultohej klinika e biokimisë sepse në aspektin profesional iu takon biokimistëve. Asnjë biokimist nuk ka punuar në ndryshimet e këtij UA dhe për këtë nuk e di arsyen dhe motivin. Derisa ka pas alergolog, është e çuditshme dhe e pajusiftikueshme të mos ketë biokimist”, ka deklaruar Veseli.

Kujtojmë se tanimë Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar përdorimin e testeve serologjike dhe të njëjtat kanë filluar të përdoren në komunën e Prishtinës.