Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut fitojnë rekord mandatesh parlamentare

0
70

Të mërkuren me 5 korrik u mbajtën zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajmi I mirë është se sipas rezultateve nga  KQZ në Parlamentin e Maqedonisë do të ulen 33 deputetë shqiptar.

Kjo përbën një rekord kur dihet se numri I mëparshëm I deputetëve shqiptarë ka qenë 30.

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje në mbledhjen publike që e mbajti bëri të ditur rezultatet zgjedhore.

Në bazë të dhënave të komisioneve zgjedhore komunale 1.814.236, të drejtën e votës e kanë realizuar 932.334 votues, prej tyre 910.868 kanë qenë fletëvotime të vlefshme dhe 31.466 fletëvotime të pavlefshme.

“Koalicioni ‘Mundemi’ ka 327.329 vota, OBRM-PDUKM dhe të tjerët 315.344 votus, BDI 104.587 votues, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 81.297 votues, E majta ka fituar 37.551 votues, PDSH ka fituar 13.891 votues”, tha kreu i KSHZ-së, Oliver Derkoski, Maqedoni duke përmendur edhe partitë tjera politike që ishin në garë po që nuk arritën të fitojnë mandat për deputetë.

Sipas Derkoskit, jozyrtarisht, përkthyer në numrat në njësinë zgjedhore numër 1, koalicioni “Mundemi ka 8 deputetë, OBRM-PDUKM 7 deputetë, BDI 2 deputetë, AA 2 deputetë dhe një deputet e Majta.

Te njësia zgjedhore numër dy, OBRM-PDUKM dhe LSDM kanë nga 7 mandate, BDI dhe AA kanë nga tre mandate.

Të njësia zgjedhore numër tre, OBRM-PDUKM ka 10 mandate, LSDM 9 mandate, dhe E majta 1 mandat.

Te njësia zgjedhore numër katër, OBRM-PDUKM dhe koalicioni ‘Mundemi’ kanë nga 10 mandate, ndërsa në njësinë zgjedhore numër pesë, koalicioni ‘Mundemi’ dhe OBRM-PDUKM me 8 mandate, BDI 3 mandate dhe AA një mandat.

Në njësinë zgjedhore numër gjashtë, BDI ka fituar 7 deputetë, AA 6 deputetë, koalcioni “Mundemi’ 4 deputetë, OBRM-PDUKM 2 deputetë dhe PDSH 1 deputet.

Sipas kësaj, duket se koalicioni ‘Mundemi’ me në krye me LSDM-në kanë 46 deputetë, OBRM-PDUKM dhe partitë tjera 44, BDI 15 deputetë, Aleanca dhe Alternativa 12, E majta 2 mandate dhe PDSH 1 mandat.