Vaksina antiCOVID-19 hyn në fazën e fundit të provës klinike

0
106

Instituti bioteknik amerikan ”Moderna” njoftoi se më 27 korrik do të hyjë në fazën finale të provave klinike për një vaksinë kundër COVID-19, duke u bërë kompania e parë që arrin në këtë etapë.

Etapa e fundit do të përfshijë 30 000 persona dhe do të kryhet në partneritet me Institutin Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA-së (NIAID).

“Objektivi kryesor i këtij studimi do të jetë për të treguar nëse vaksina pengon njerëzit të zhvillojnë simptoma të COVID-19”, theksoi Moderna.

Rreth 30 000 persona do të marrin pjesë në këtë fazë vendimtare për SHBA-në. Gjysma e tyre do të marrin një dozë prej 100 microgramë, të tjerët një medikament.

Kjo është faza vendimtare e provave, e cila do të mundësojë të shihet, në një shkallë të gjerë të personave të shëndetshëm, nëse vaksina është më efektive se një medikament për të penguar kontaminimin nga koronavirusi.

Protokolli është përfunduar me Agjencinë amerikane të Medikamenteve (FDA) dhe gjykimi do të bëhet në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit (NIH).

Renditur mes të parëve në garën botërore kundër koronavirusit të ri, kompania bioteknike amerikane, ”Moderna”, financuar nga Uashingtoni njoftoi rezultatet paraprake por shumë inkurajuese për vaksinën e saj eksperimentale tek tetë vullnetarë, para provës në shkallë të gjerë që do të zhvillohet më 27 korrik.

Kompania e re, në të cilën qeveria amerikane ka investuar 483 milionë dollarë, njoftoi të dhëna pozitive nga faza fillestare e provave klinike.

Në tetë persona, vaksina eksperimentale e quajtur mRNA-1273 ka dhënë një përgjigje imunitare të ngjashme me atë që shihet tek njerëzit që janë infektuar natyrshëm nga virusi që shkakton COVID-19.