Muralet e Argenita Fetahut, art i së bukurës dhe unik

0
158

Artistja Argenita Fetahu tashmë është bërë e njohur për muralet e veçanta.

Për OxygenPress ajo tregon se ka kohë të gjatë që ka filluar të mirret me murale, por pas studimeve master është fokusuar më shumë.

Piktura është një punë që e bën me shumë pasion, por ajo që e motivon është se muralet janë të rëndësishëm në atë që ato i sjellin artit në sferën publike.

Temat të cilat ajo i realizon zakonisht varen nga ambienti ku ndodhen dhe ideja e punëdhënësit.

Gjakovarja e përshkruan këtë art si një ndjenjë shumë të bukur sepse puna e saj e identifikon një hapësirë me diçka speciale e cila i rigjallëruan banorët dhe vendin ku është punuar.

Muralet sot pikturohen në mënyra të ndryshme, duke përdorur teknika të ndryshme, përmes së cilës një pikturë ose imazh fotografik transferohet në letër ose pëlhurë e cila më pas punohet në një sipërfaqe muri për të dhënë efektin e një skene murale apo pikture realiste.

“Kohëve të fundit kërkesat për murale janë shumë më të mëdha në lokale, dyqane apo në ambientet e shtëpive ku kërkohet që të i’u realizohet një imazh që për syrin është diçka e bukur dhe relaksuese”, shprehet ajo.

Diçka që ajo veçon ndër muralet që ka punuar deri tash është një mural i titulluar ”Nusja e Zadrimës”, ku thotë se ka qenë një ndër muralet më të përfolura dhe se artistja ka lidhje shpirtërore me këtë mural./OxygenPress.info