Ekipet e KRU” Prishtina” nga departamenti i rrjetit të kanalizimit, kanë sanuar gypin pasi u ankuan banorët e lagjes

0
67

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a

Qytetarë të shqetësuar të rrugës ” Uran Ajeti” në Prishtinë u janë drejtuar para disa ditësh, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ” Prishtina” për mosfunksionim të mirëfilltë të rrjetit të kanalizimit në rrugën e tyre.

Përgjatë inspektimit dhe intervenimit disa ditësh në sanimin e gypit të dëmtuar të kanalizimit, gjatë hapjes së kanalit, ekipet e mirëmbajtjes kanë hasë në dy puseta të mbuluara tërësisht me mbeturina të ngurta me pesha të rënda , të cilat kanë pamundësuar funksionimin e rrjetit të kanalizimit.
Këto mbeturina janë hudhë nga ndërtimet e rrugëve.

Çdo mbulim i pusetave nga mbeturinat e ngurta, e rëndon dukshëm funksionimin e rrjetit dhe e vështirëson punën tonë në gjetjen e tyre.
Pas një pune tejet të vështirë, ekipet e KRU” Prishtina” nga departamenti i rrjetit të kanalizimit, kanë sanuar gypin, kanë larguar mbeturinat dhe kanë bërë pastrim të detajuar të pusetave të kanalizimit.

Falënderojmë pafund ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit të cilët meritojnë respekt dhe nderime nga të gjithë ne, për punën e palodhshme e të shkëlqyeshme që e bëjnë çdo ditë, në raste të lehta e të vështira!/oxygenpress.info