Tre shakatë më të pëlqyera për Ditën Ndërkombëtare të Shakasë

0
192

Dita ndërkombëtare e shakasë, 1 korriku, duket se i ka fillesat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por shakaja në gjenezë i ka rrënjët në kontinentin e vjetër, në Evropë, në Greqinë e lashtë. Humori është shpesh tregues i nivelit kulturor, intelektual.

Gjithashtu, në kultura të ndryshme nuk vjen i njëjti ndikim nga shakaja. Humori në përgjithësi nuk mund të krijojë konflikt, madje, është element kulturor bashkues dhe gjithashtu nuk përbën banalitet, si dhe ushqehet nga çdo ngacmim që vjen prej realitetit. Shprehja klishe “Shakaja është gjysma e së vërtetës” tregon se humori ngrihet mbi një realitet të parë nga një këndvështrim komik.

Në humor qeliza është barsoleta, pastaj kalojmë te komedia, satira e zhanre më të sofistikuara.

Lidhur me faktin se kush priret më tepër për të bërë shaka, vlerësohet se humori ka të bëjë me nivelin e optimizmit të çdo populli.

E meqenëse të bënë të qeshësh, nuk duhet harruar se shkenca vlerëson se e qeshura ulë stresin, djeg kaloritë e tepërta dhe vë në lëvizje rreth 400 muskuj. Sipas kërkuesve 100 të qeshura janë të barasvlershme me 10 minuta aerobi.

Tre nga shakatë më të pëlqyera në postimin tonë për ditën ndërkombëtare të shakasë

Nga Edin Murselaj

E mbaj n’mend m’pat dhan baba pare me pague faturen e rrymes.
Tu shkue te zyrja Kedsit e shoh meni trafike “Lotaria Kosoves fitoni nje vetur te re”. E ti bleva do tiketa me qato pare. Shkova n’shpi e ju tregova qka kom ba! E tem ka hi dajak baba, e sot e asaj dite se harroj. E mas 1 jave u qum n’mengjes qka me pa ni kerr i ri te dera oborr krrccc. E tja nisem me kajt, kaj une, kaj nana kaaaaj baba,
Ish kan kerri Kedsit kishin ardh meena kput rrymen!! Eeee teeem kaaaa hi edhe niher dajaaak.

Nga Leonard Sopaj

Na ishte njeher nje nene me djalin e saj dhe ishin tuj shkue diku e kta nfillim shkojne te ni stacion autobusi edhe ky djali e sheh nje grua te trashe dhe i drejtohet mamit:”mami pse kjo gruaja e trashe”,e ema ia kthen “po pret nje bebe”.
Kur mberrijne ne stacionin tjeter ky djali e sheh nje burre te trashe ,pa hezituar niset drejt tij pa e pyetur fare te emen edhe i thote “edhe ti po pret nje bebe”, burri ja kthen “jo une po pres autobusin” dhe djali ia kthen nese del biçiklete a ma jep mue?

Nga Resul Sii

– O Hoxho o tu m’tradhtu gruja bre
+ Po lshoje o vlla Musliman
-Po be hoxho ama un e du
+ Po ani mbaje ateher
-Ama o hoxho ajo ndoshta mtradhton apet
+Po ma mir me lshu ateher
-Po ama na kena edhe fmi o hoxho
+Epo ani ndrroje Fen ateher
-Thu qe ka me mkry pun a?
+Jo ,po shko teshja edhe Priftit pak.