Më 1 korrik Kosova dhe Shqipëria me platformë të përbashkët turistike

0
68

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, Vesel Krasniqi, priti në takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, me të cilin diskutuan për fillimin e sezonit turistik në korrik dhe për një platformë të përbashkët turistike.

“Sot ndihem jashtëzakonisht i nderuar për vizitën e institucioneve nga Shqipëria. Diskutuam lidhur me turizmin e dyja shteteve mundësit e bashkëpunimit në të ardhmen. U dakorduam në fillim të korrikut të bëjmë hapjen e sezonit të verës”, – tha Krasniqi.

Ai u shpreh se “në fund të nëntorit të bëjmë hapjen e sezonit dimëror në Kosovë, u pajtuam një platformë të përbashkët të të dyja vendeve”.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, tha se “me këtë platformë të përbashkët duan të dalin me një ofertë jo vetëm për shqiptarët e të dyja vendeve, por edhe për turistët nga vendet e tjera”.

“Si një promotorë të jashtëzakonshëm të ekonomisë së shqiptarisë, deti shqiptarë është i të gjithë shqiptarëve alpet janë të përbashkëta e si e tillë do të jenë në një platformë të përbashkët. Diskutuam për një platformë të përbashkët turistike, një ofertë për vendet tjera e sidomos për vendet e largëta”, – nënvizoi Klosi.

Klosi tha se “të dyja vendet e dëshmuan se sistemi shëndetësorë mund ta luftoj koronavirusin dhe me këtë garantoi për siguri shëndetësore, raporton EO”.

“Me dy bashkitë do të donim të ftonim të gjithë qytetarët të vazhdojnë të jenë turistët më të mirë që Shqipëria ka, në Shqipëri dëshmuam ashtu si në Kosovë se sistemet shëndetësore ia dolën dhe mund të garantojmë një siguri shëndetësore, por që rekomandimet do të zbatohen në rigorozitet”, tha Klosi.