Adnan Merovci flet nëse Rugova e ka quajtur UÇK-në dorë të zgjatur të Serbisë

0
349

21 vite pas luftës së fundit në Kosovë, ish-shef i protokollit të presidentit historik Ibrahim Rugova, Adnan Merovci ka publikuar librin “PENGU”.
Si ndodhi pushtimi i shtëpisë së RUGOVËS, nga forcat serbe?
Si reagoi RUGOVA kur iu komunikua se duhet ta takojë MILLOSHEVIQIN?
Me kë dhe si udhëtoi RUGOVA në Beograd?
Kush ishte prezent në takimin me MILLOSHEVIQIN?
Çka kërkoi RUGOVA në këtë takim?
Çka u nënshkrua në këtë takim?
Kush dhe si intervenoi për lirimin e RUGOVËS?
Kush e takoi i pari RUGOVËN në Romë?
Kush ishin dy hetuesit e Tribunalit të Hagës që intervistuan Ibrahim RUGOVËN dhe Adnan MEROVCIN në Romë?
Këto dhe shumë e shumë detaje tjera gjatë pengmarrjes dhe lirimit të RUGOVËS, i gjeni në librin: “PENGU”, që Merovci thotë se ishte bashkëpunëtori i vetëm dëshmitar i çdo momenti të kësaj periudhe!
Në emisionin OXYGEN, Merovci ka shpjeguar detaje për këtë libër dhe për figurën e Ibrahim Rugovës.
Ai i komenton edhe deklaratat e Nasim Haradinajt për Ibrahim Rugovën.
“Nasimi ka vlerën e vet për punën dhe veprimin e vet, ai ka të drejt me u shpreh, aq më parë për një figurë si Ibrahim Rugova. Figurat e mëdha i kalojnë tri faza; e para është mitizimi, e dyta është refuzimi dhe e treta është e rekonstruimit shkencor të një figure”, thotë Merovci.
Kur pyetet për atë nëse Rugova ka thënë se UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë, Merovci e quan trillim.
“Jo të gjithë luftëtarët thonë kështu dhe nuk ka buruar nga luftëtarët kjo. Ky është një sajim, një e pavërtetë, për tu dëmtuar figura e tij apo për të tentuar të dëmtohet. Kur thua kështu duhet me tregu vendin, kohën, datën dhe dokumentin. Është mëkat me ja vesh njeriut atë që nuk e ka thënë. Në librin “Pengu” është se si në vitin 1996 në një komunikatë të UÇK-së në një fragment distancohet nga disa aksione që i kryen Serbia dhe ja vesh UÇK-së. A nuk i lejohet një njeri që është në politikë që për të këtë rast të deklaron që ; prit te shohim çka është kjo?”, thotë Merovci.
Madje, Merovci thotë se nëse dikush ka fakte se Rugova ka thënë këtë është i gatshëm ta djeg veten me flakë.
“Nëse ma gjen dikush ma gjen videofilmin, mesazhin audio, që Ibrahim Rugova ka thënë këto dy gjëra; e para që UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë dhe e dyta që ka kërkuar ndaljen e bombardimeve të NATO’s për ta shpëtuar jetën, unë po shndërrohem në Jan Pallach (ka djegur veten), mund të duket pak patetike por dal në shesh me benzin dhe digjem. Kjo nuk ekziston prandaj them kaq me bindje, ja kemi borxh kësaj figure ta themi të vërtetën, ka dobësi dhe mangësi Rugova nuk kemi nevojë me ja vesh ato që si ka thënë e bërë”, thotë Merovci.
Ai thotë se Rugova i ka tri shtylla, që i quajnë Rugovizëm;
Letrarë, shkrimtar dhe kritik
Veprues
Personal (shembuj; aia dit me i relativizu gjërat)
“Thanë për dijetarin Ibrahim Rugova” do të jetë libri i radhës që Adnan Merovci planifikon ta publikojë.
Librat e tij mund t’i gjeni online, të bëni porosinë dhe ua sjellin me postë.
Për detaje të tjera për librin dhe Ibrahim Rugovën mund të ndiqni intervistën e plotë të Merovcit në kanalin OXYGEN në youtube dhe në OXYGEN PRESS në facebook.
/Oxygenpress.info