Thënie për të folur gjuhën e dashurisë me bashkëshorten tuaj

0
4509

Ne secili jemi unik në mënyrën se si jemi krijuar, dhe mënyrat me të cilat i duam të tjerët dhe ndihemi të dashur, janë të ndryshme.
Në librin e tij “The 5 Love Languages”, Gary Chapman shkruan se ka pesë mënyra të ndryshme që njerëzit mund të marrin dashuri: me fjalët e afirmimit, duke i ndihmuar, me anë të dhuratave, kohën cilësore dhe prekja fizike.

Këto pra janë pesë “gjuhët e dashurisë”.

Por çfarë ndodh nëse bashkëshortët pavarësisht se përpiqen të bëjnë për njëri tjetrin, nuk arrijnë të kuptohen?

Hapi i parë është duke marrë kohë për të mësuar se cila nga gjuhët e dashurisë është më e fortë për bashkëshortin tuaj.

Në këtë mënyrë ju mund të tregoni se jeni me të vërtetë të kujdesshëm dhe doni të njihni bashkëshortin tuaj më mirë.

Pasi ta mësoni se si bashkëshorti /ja juaj ndihet më i dashur, sigurohuni që të jeni të qëllimshëm për të shprehur gjuhën e tyre të dashurisë përsëri tek ata.

Nëse ata kanë nevojë për kohë cilësore atëherë planifikoni kohën tuaj për t’u dhënë atyre vëmendjen dhe fokusin që u nevojitet.

Nga të pesë gjuhët e dashurisë, fjalët e afirmimit mund të jenë më të vështira për disa njerëz, sepse nuk mund të shprehin me fjalë se si ndihen për bashkëshortet etyre.

Supershendeti ju sjell 15 thënie për të ndarë me gruan tënde, nëse nuk jeni të sigurtë se si ta shprehni në mënyrë adekuate dashurinë tuaj për të:

# 1: Faleminderit që më dhe vitet më të mrekullueshme dhe jetën më të bukur.

# 2: Në të gjithë botën, nuk ka zemër për mua – si e jotja. Në të gjithë botën nuk ka dashuri për ty – si imja.

# 3: Unë ende kujtoj ditët kur ëndërroja për gjërat që kam tani.

# 4: Dua të të bëj të buzëqeshësh për pjesën tjetër të jetës tënde.

# 5: Unë ende bie në dashuri me ty, çdo ditë.

# 6: Do të jesh e imja përgjithmonë.

# 7: Më pëlqen të jem i dashur prej teje.

# 8:Ti je historia ime e dashurisë dhe ti je gjithçka që unë bëj, çdo gjë që unë shoh, çdo gjë që prek dhe çdo gjë që unë ëndërroj.

# 9: Gjëja më e mrekullueshme që vendosa të bëja ishte ta ndaja zemrën dhe jetën time me ty.

# 10: “Unë do të zgjedh ty; edhe sikur të kisha njëqind jetë, njëqind botë, në çdo version të realitetit, do të të gjeja dhe do të të zgjidhja ty”. – Kaosi i yjeve

# 11: Mendimi për ty më mban zgjuar. Ëndërrat me ty më mbajnë në gjumë. Të jem me ty, më mban gjallë.

# 12: A të kam thënë sot, sa fat kam që jam i dashuruar me ty?

# 13: Kur unë e ndjek zemrën time, ajo më sjell tek ti.

# 14: Në ty, unë kam gjetur dashurinë e jetës sime dhe mikun tim më të afërt, më të vërtetë.

# 15: Të kam parë në miliona mënyra dhe të kam dashur në secilën prej tyre.

Të gjithë duhet të përpiqemi të derdhim sa më shumë dashuri mbi njerëzit në jetën tonë, dhe përparësia jonë e parë janë bashkëshortët tanë.