Moti për dy ditët e ardhshme

0
261

Ditën e premte mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot më i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell, me më pak mundësi për të reshura shiu. Në veri të vendit, përreth viseve malore, orëve të pasdites mund të ketë rrebeshe shiu me bubullimë.
Nga dita e shtunë, fusha jostabile me masa më të freskët ajrore nga Atlantiku do të shtrihen mbi rajon, të cilat sërish do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me vransira dhe diell, kohëpaskohe me rrebeshe shiu dhe bubullima. Nga dita e diel temperaturat do të pësojnë rënie më të ndjeshme edhe nën vlera mesatare.

19.06.2020 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Ditën vransira lokale, e përreth viseve malore në veri të vendit mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 12C deri 27C, e në vise malore 9C deri 18C. Era do të fryj mesatarisht nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 4-11m/s. Indeksi UV: 9.
20.06.2020 – Pjesërisht me diell, e pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 25C, e vise malore 8C deri 17C. Do të fryj erë mesatare nga veriperëndimi dhe jugperëndimi 5-12m/s. Indeksi UV: 8.