Për tre muaj në Kosovë mbi 1 mijë e 400 raste pozitive, 64.5% e tyre të shëruar, 2.3% kanë përfunduar me vdekje

0
60

Nga Izet Sadiku, zv/ministës i Shëndetësisë

Kanë kaluar 3 muaj nga 13 marsi kur është diagnostkuar rasti i parë me COVID19.
Deri më tani, kemi pasur:
🔸1437 raste pozitive,
🔸prej tyre 928 pacientë apo 64.5 % janë të shëruar ✅,
🔸33 pacientë apo 2.3 % kanë pëfunduar me vdekje ndërsa
🔸476 apo 33.2 % janë raste aktive❗️
Në dy ditët e fundit kemi 111 raste të reja❗️
Këto shifra na tregojnë se pandemia COVID nuk ka kaluar, siç ka pasur pretendime të herë pas herspashershme.
Deri në zbulimin e vaksinës ose ndonjë bari për trajtimin e saj na duhet plan i detajuar për ballafaqimin me përpikmëri me pandeminë më sfiduese globale të shëndetit publik.
Qytetarët edhe më tutje duhet:
🔸të përdorin maska
🔸të mbajn distancës dhe
🔸higjienën personale
🔸Duhet rritur mbikqyrja institucionale për respektimin e masave parandaluese, marrja e masave ndaj atyre që nuk i respektojne këto masa dhe
🔸Forcimi i kapaciteteve të institucioneve shëndetësore që ballafaqohen me këtë pandemi!_
#mbajemasken#mbajedistancën