Nesër disa zona të Prishtinës do mbesin pa ujë

0
116

Gjatë ditës së nesërme do të ketë intervenim në gypin e ujit që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës, thuhet në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishta (KRUP).

Nga ky intervenim do të mbesim disa zona pa ujë të pijshëm, nga ora 04:00 deri në orën 10:00 pa ujë mbesin: Graçanica, Prishtina në këto zona ( Zona Qendër e lagjes Bregu i Diellit, pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1 në tërësi.

Nga ora 04:00 deri në orën 17:00 pa ujë mbesin : Hajvalia, Çagllavica dhe Miradia.

KRUP falënderon konsumatorët për mirëkuptim dhe thonë se vazhdimi i riparimeve në këtë gyp me diametër të madh është i domosdoshëm.