Policia e Pejës kërkon bashkëpunim për arrestimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

0
232

Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar bashkëpunim për arrestimin e të dyshuarit Isuf Allçi i lindur më 1998 në Has të Shqipërisë.

Ai kërkohet nga policia pasi që dyshohet se ka kryer disa vepra penale të “vjedhjes së rëndë”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

-192 dhe 080019999 (pa pagesë)
-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
-E-mail adresa: info@kosovopolice.com