Më 14 qershor mbyllet segmenti i autostradës “Arbën Xhaferi”, kyqja Doganaj -Hani i Elezit

0
157

Njoftojmë se më 14 qershor 2020 (e diel), do të ralizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 Kyqja Doganaj – Hani i Elezit dhe atë në drejtimin: kyqja Doganaj -Hani i Elezit. Këto punime janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të Autostrades R6 “Arbën Xhaferi”. Punimet do të zhvillohen nga ana e kompanisë “Bechtel-Enka”.

Për kryerjen e këtyre aktiviteteve do të bëhet mbyllja e përkohshme e kësaj pjese të Autostradës, nga ora 08:00 – 17:00.

Pjesëmarrësit në komunikacion, gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale.