Lansohet E-mësimi për financat publike

0
80

Ministria e Financave dhe Transfereve në bashkëpunim dhe mbështetje të Qeverisë gjermane, nëpërmjet GIZ Kosova, ka krijuar një qasje të veçantë virtuale E-mësimin për financat publike, në kuadër të ueb-faqes së Ministrisë së Financave dhe Transfereve, përmes të cilës synohet që të bëhet transferimi i njohurive alternative (virtuale), përmes internetit në mënyrë që të pajisë zyrtarët e organizatave buxhetore me njohuritë e nevojshme për zbatimin e legjislacionit në fuqi për financat publike.

Përmes kësaj zyrtarë e organizatave buxhetore mund ti qasen video trajnimeve, të përgatitura nga profesionistët e Ministrisë së Financave dhe Transfereve në bashkëpunim më ekspertët e projektit të GIZ.

Fillimisht përmes e-mësimit për financat publike do të prezantohen moduli i parë me video trajnimet nga Departamenti i Buxhetit në MFT, që kanë të bëjnë me më tri Udhëzimeve të reja Administrative , të cilat janë:

· Udhëzim Administrativ MF- Nr.06/2019 për kriteret përzgjedhëse dhe prioritetizimin e projekteve kapitale

· Udhëzim Administrativ MF- NR. 05/2019 për procedurat e transferit dhe rialokimit të ndarjeve buxhetore

· Udhëzim Administrativ MF- Nr.04/2019 për definimin e projekteve kapitale dhe klasifikimin e shpenzime të projekteve kapitale.

Kjo është faza e parë e këtij projekti, i cili do të zhvillohet edhe më tutje me module të reja të cilat do të përfshijnë edhe udhëzime dhe norma tjera ligjore për financat publike. Ministria e Financave dhe Transfereve në bashkëpunim me GIZ Kosova, në kuadër të projektit për Qeverisje të Mirë Financiare, e ka vlerësuar si tejet të rëndësishme lansimin e E-mësimin për financat publike, duke pasur parasysh edhe gjendjen e shkaktuar nga Covid 19.