BE reagon pas formimit të Qeverisë së re, përmend rifillimin e dialogut

0
45

Bashkimi Evropian ka uruar qeverinë e re të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.

Në një njoftim, BE-ja ka theksuar se mezi pret që të t’i avancojnë punët e përbashkëta dhe marrëdhëniet BE-Kosovë.

“Pandemia e coronavirusit do të mbetet një sfidë e përbashkët për të ardhmen e parashikueshme dhe BE-ja do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe njerëzve të saj. Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Kjo do të kërkojë përpjekje për të vendosur për reforma për të forcuar sundimin e ligjit, e veçanërisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Bashkimi Evropian po ashtu ka thënë se një rifillim i shpejtë i dialogut Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE-ja dhe me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak është thelbësorë për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

“Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për ta kthyer të ardhmen evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj”, thuhet në njoftimin e BE-së.