Qeveria hap çerdhet, kufijtë tokësorë, gastronominë, qendrat tregtare

0
62

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruara para mediave pas përfundimit të mbledhjes.

“Është e domosdoshme që të gjitha udhëzimet, këshillat e IKSHPK-së, të jenë të respektuara në plotni dhe gjithashtu t’i ndjekim me vëmendje vendimet e ardhshme të ministrisë së Shëndetësisë”, tha Kurti.

Ai tha se një ndër vendimet e rëndësishme është ai për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave, në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.

“Së pari i falënderohemi të gjithë qytetarëve të cilët kur këto masa ishin tejet rigoroze me një kulturë të jashtëzakonshme, e disiplinë që buronte nga ndërgjegjja njerëzore me një përmasë të pashembullt kanë respektuar të gjitar vendimet e qeverisë, përkatësisht ato të ministrisësë Shëndetësisë dhe këshillat e mjekëve të IKSHPK-së. Atëherë ishte koha kur ne kishim nevojë për masa rigoroze e disiplinë të skajshme, nga nesër mund të fillojmë me një hapje që s’është absolute dhe e plotë”, tha Kurti.

Më tej shtoi se konkretisht ajo çfarë po bëhet është se po hapin kufijtë dhe çerdhet për moshat nga 0 deri në 5 vjeç, në institucionet publike dhe private.

“Po bëjmë organizimin dhe përgatitjet për testin e arritshmërisë, organizmin e ambientimin për testin e maturës me nxënësit e klasave të 12-ta, kthimi i klasave të 12-ta prej datës 15 qershor dhe mbajtja e testi të maturës me 4 korrik. Do të bëhet edhe lejimi orëve praktike, duke zbatuar në mënyrë strikte rekomandimet e IKSHPK-së.Me datën 13 mars e patëm marrë vendimin për t’i mbyllur kufijtë tokësorë të Kosovës, sot shfuqizuam pikën 4 të atij vendimi dhe në këtë mënyrë hapim kufijtë por të gjithë që hyjnë në Kosovë obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve nga ekipet QKMF-së.Kemi shfuqizuar edhe pikën 6, me të cilën mbylleshin kafiteritë, restorante dhe Qendrat Tregtare, pra nga nesër hapen. E kemi shfuqizuar edhe pikën 9, me të cilën patëm reduktuar veprimet dh stafin për çdo institucion publik, pra tash nuk ekziston reduktimi i tillë. I kemi shfuqizuar edhe pikën 1.3 të një vendimi të Qeverisë me datën 7 mars lidhur me ushtrimin e punës së barnatoreve”, tha Kurti.

Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për masat anti-Covid.

Vitia para kabinetit qeveritar ka propozuar që nga data 8 qershor të hapen çerdhet për moshat 0 deri në 5 vjeç.

Ai në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar të shfuqizohet vendimi i datës 26 mars.

I pari i MSH-së gjithashtu ka propozuar të bëhet rikthimi në shkolla nga data 15 qershor e deri më 30 qershor i nxënësve të klasave të nënta.

Vitia po ashtu tha se lejohet të organizohet edhe testi i maturës, ai i arritshmerisë, të lejohet organizimi i provimeve dhe lejimi i orëve praktike.

Ai ka propozuar gjithashtu edhe hapjen e kufijve tokësorë.