Njoftim për studentët banues në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

0
156

Njoftohen të gjithë studentët banues të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, se sot më datë 15.05.2020 është mbajtur takim mes përfaqësuesve të Qendrës së Studentëve, MASHT-it, Ministrisë së Shëndetësisë dhe përfaqësuesit të Parlamentit Studentor.

Në këtë takim të gjithë përfaqësuesit institucional janë pajtuar që në ditët në vijim studentëve banues t’u mundësohet tërheqja e gjërave personale të tyre të mbetura në konvikte.

Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 u lejohet studentëve tërheqja e gjësendeve për banuesit e konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8, ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar.

Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe doreza).

Kurse studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës , tërheqjen e gjërave personale mund t’a bëjnë pas hapjes së kufijve.

Të gjitha informacionet e tjera studentët mund t’i marrin në linkun e mëposhtëm:

https://drive.google.com/file/d/1YNUd-7Qav-sS9qCXm6_SNwgOR722O7Kx/view?fbclid=IwAR1i58dNde9-8htrGU5-md_vu_8Ipywt0dA_3m7_g–tqB97pZJIuZwE9ds