Koronavirusi, Wuhan planifikon që t’i testojë të gjithë 11 milionë banorët

0
80

Qyteti Wuhan në Kinë po harton plane në mënyrë që të mund ta testojë krejt popullsinë prej 11 milionë banorëve për Covid-19, raportojnë mediat shtetërore.

Ky plan duket se është në vetëm në fazën e hershme, derisa të gjitha distriktive në Wuhan u është kërkuar që të paraqesin nj% plan të detajuar se si mund të bëhet testimi brenda 10 ditëve.

Ky zhvillim vjen pasi në Wuhan, vendi i origjinës së koronavirusit, janë konfirmuar gjashtë raste të reja gjatë vikendit.

Paraprakisht nuk ishte konfirmuar asnjë rast i ri me Covid-19 qysh prej 3 prillit, transmeton Klan Kosova.

Wuhan, që ishte në bllokim total për 11 javë, filloi të rihapet më 8 prill.

Për pak kohë dukej se jeta po kthehej në normalitet, pasi shkollat u rihapën, bizneset filluan ngritjen e tyre graduale dhe rifilloi transporti publik.

Por, shfaqja e rasteve të reja – të gjitha nga i njëjti kompleks banesor – ka kërcënuar lëvizjen drejt normalitetit.