Psikologët Vullnetarë Ofrojnë Shërbimet e tyre pa Pagesë

0
66

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Departamentin e Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës, Hasan Prishtina, kanë filluar ofrimin e shërbimeve psikologjike pa pagesë për të gjithë qytetarët që ndihen të shqetësuar si pasojë e situatës me pandeminë COVID-19. Qytetarët mund të thirrin pa pagesë në numrin 038-200-808-90 në orarin 11:00-22:00 në çdo ditë të javës.

Vullnetarët janë psikologë të diplomuar ose absolventë dhe i ofrojnë këto shërbime përmes telefonit nga objekti i Ministrisë së Shëndetësisë. Ata paraprakisht janë trajnuar nga stafi i Departamentit të Psikologjisë dhe do të kenë supervision të vazhdueshëm nga organizuesit.

Gjithashtu, Departamenti i Psikologjisë në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit ka lansuar faqen https://shendetimendor.uni-pr.edu/, ku qytetarët mund të përcjellin disa seanca psikologjike online për pakësimin e ankthit, stresit, mendimeve brengosëse, dhe depresionit.