8 pacientë me COVID-19 në Kosovë janë në trajtim me oksigjenoterapi, 2 pacientë tjerë në ventilim mekanik

0
93

Në Klinikën Infektive të QKUK, sot me 28/04/2020, gjinden të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 50 raste.

Tri raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19 si dhe në pritje të rezultateve janë 3 raste të reja.

Nga 50 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 40 raste janë në gjendje stabile
• 8 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv, gjenden 2 pacientë, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot lirohen nga klinika 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.