11 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi në Kosovë, një tjetër në gjendje kritike

0
58

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 22/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 58 pacientë.

Nga 58 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 46 raste janë në gjendje stabile
• 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

(Burimi: Klinika Infektive-QKUK)