Kush e financon OBSH-në?

0
115

Organizata Botërore e Shëndetësisë është financuar nga vendet anëtare (194, plus dy anëtare të asociuar) dhe donacione të jashtme.

“Pagesat e anëtarësimit” (të njohura si “kontributet e vlerësuara”) llogariten në lidhje me pasurinë dhe popullsinë.

Pra, për vitin 2020/21, tarifa e anëtarësimit të Afganistanit është 33.500 dollarë – 0.007% e totalit të tarifës së anëtarësimit. Ajo e Shteteve të Bashkuara është 116 milionë dollarë – 22% e totalit të tarifës së anëtarësimit.

Sidoqoftë, “kontributet e vlerësuara” përbëjnë më pak se një të katërtën e financimit të OBSH-së. Donacionet vullnetare, nga vende dhe grupe të tjera, përbëjnë pjesën tjetër.

Kjo tabelë nga OBSH tregon të ardhurat e saj për 2018/19. Duke siguruar 400 milionë dollarë, SHBA-ja ishte deri më tani kontribuesi më i madh, i pasuar nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates, Britania e Madhe dhe Gjermania.

400 milionë dollarët e Shteteve të Bashkuara përfaqësojnë pak më pak se 15% të totalit të “programit” të OBSH-së për vitin 2018/19.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se do t’i ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) sepse sipas tij ka “dështuar në detyrën e saj themelore” në përgjigjen e saj ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Ai akuzoi agjencinë e Kombeve të Bashkuara për keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së virusit pasi u shfaq në Kinë, dhe tha se ai duhet të mbahet përgjegjës, raporton BBC.