Shkon në 8 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë

0
63

Sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transferuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19.

E njëjta përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Kjo është vdekja e tetë (8) e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid -19.