Tërnava fton liderët politikë për unitet dhe të punojnë në interes të popullit

0
43

“Të lënë anash interesat e tyre ideologjike politike” As këtë të premte nuk është falur xhumaje në asnjë xhami të Kosovës. Kjo si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Mirëpo, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka dhënë mesazhin e javës përmes një videokonference duke iu drejtuar besimtarëve, qytetarëve, por edhe krerëve të institucioneve shtetërore.

Ai me këtë rast ka ftuar spektrin politik që në këtë kohë pandemie të lënë anash interesat e tyre ideologjike, politike e klanore, por të kenë parësor interesin e popullit e vendit “Me këtë rast ftoj të gjithë përgjegjësit, spektrin institucional e politik që të lënë anash interesat e tyre ideologjike, politike e klanore, por të kenë parësor interesin e popullit e vendit, e të bashkuar e unik ashtu siç kërkohet nga ne të jenë në krye të detyrave që ua ka besuar sovrani, duke bashkëpunuar e bashkëvepruar se vetëm kështu kryejnë mision për të cilin janë mandatuar”, thuhet në mesazhin e myftiut Tërnava.