UP njofton studentët se nuk do të mbahen provimet e prillit

0
811

Rektorati i Universitetit të Prishtinës, ka njoftuar studentët se për shkak të coronavirusit nuk do të mbahen provimet në muajin prill.

Rektorati i Universitetit të Prishtinës kërkon mirëkuptim nga studentët.

“Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, në përputhje me mundësitë dhe kushtet reale të krijuara pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, kërkon mirëkuptim nga të gjithë studentët e UP-së, të cilët kërkojnë mbajtjen e provimeve të afatit të jashtëzakonshëm të prillit, se një gjë e tillë është e parealizueshme në këtë fazë”, thuhet në njoftimin publik.

Më tej në njoftim thuhet se menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës është duke u angazhuar që të gjejë format më të përshtatshme për të realizuar mbajtjen virtuale të provimeve të afateve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së.

Dekanët e njësive akademike obligohen që të bëjnë përgatitjet e nevojshme teknike dhe ligjore, për t’ua mundësuar studentëve mbrojtjen e temave të diplomave, fillimisht studentëve të nivelit bachelor, ndërsa javët në vazhdim do të do të vendoset edhe për studentët e nivelit master.

Detajet për mbrojtje të temave përmes metodës virtuale do të sqarohen në Udhëzuesin përkatës, i cili do t’u dërgohet të gjitha njësive akademike”, thuhet në njoftim.