Kurti tregon se çfarë ka biseduar me kancelaren Merkel

0
375

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka biseduar lidhur me situatën me kornavirus si dhe dialogun Kosovë Serbi.

Kurti përmes Twitterit ka treguar se ka pasur një telefonat me kancelaren Merkel me të cilën janë pajtuar siç ka thënë ai që qeveria të udhëheqë dialogun me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet tona dhe për të hequr të gjitha barrierat jo tarifore.

Kurti ka thënë se kancelaren Merkel kanë biseduar lidhur me situatën me koronavirusin, procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe dialogun me Serbinë.

“Dje pata një bisedë telefonike me Kancelaren Angela Merkel. Diskutuam për situatën me COVID-19, procesin e integrimit në BE dhe dialogun me Serbinë. Kancelarja Merkel ofroi përkrahjen e Gjermanisë në luftën tonë kundër korrupsionit dhe për programin tonë ambcioz të reformave. Ne poashtu u pajtuam që qeveria të udhëheqë dialogun me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet tona dhe për të hequr të gjitha barrierat jo tarifore. Unë e mirëpres përkushtimin e Kancelares në këtë proces i cili duhet të çojë në një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe që zgjidh të gjitha çështjet e pazgjidhura”, ka shkruar Kurti në Twitter.