QUINT politikanëve të Kosovës: Punoni së bashku për luftimin e pandemisë, nuk është koha për antagonizma politik

0
74

Shtetet e QUNTIT, ambasadorët e SHBA’së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë kanë bërë thirrje që politikanët t’i japin përparësi luftës kundër koronavirusit, para politikës, duke respektuar edhe Kushtetutën e vendit.

 

Përmes një njoftimi për media, këto shtete u bëjnë thirrje liderëve politik dhe institucional që të fokusohen në situatën e COVID-19.

“Ne i nxisim që të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në këtë moment kritik dhe t’i japin përparësi në luftën kundër koronavirusit, mbi politikën, duke përmendur që vendet tona kanë marrë të gjitha masat er jashtëzakonshme në këtë drejtim”, thuhet tutje në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Në këtë kohë të vështirë ne iu bëjmë thirrje liderëve politik dhe instituicional që të fokusohen në situatën e COVID-19 duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe fuqia që u është dhënë përmes Kushtetutës. Ne i nxisim që të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në këtë moment kritik dhe t’i japin përparësi në luftën kundër koronavirusit, mbi politikën, duke përmendur që vendet tona kanë marrë të gjitha masat er jashtëzakonshme në këtë drejtim.