Presidenti propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për Koronavirusin

0
47

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas mbledhje së Këshillit të Sigurisë, ka deklaruar se i ka propozuar Kuvendit të Kosovës të shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

Thaçi ka mbajtur konferencë për medie pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, të cilën e thirri kryeministi Albin Kurti me kërkesën e presidentit, për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit Corona.

Ai gjatë kësaj konference ka propozuar të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend.

“Pas konsultave që zhvillova me kryeministrin dhe Këshillin e Sigurisë, dëshiroj të potencoj që të mos eskaloj situata më tutje. Kërkohet nga ne të gjithë të jemi në krye të përgjegjësive kushtetuese e ligjore, të theksoj sonte, që jemi te detyruar të deklarojmë dhe propozojmë duke respektu Kushtetutën e vendit, do t’i propozoj Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë”, tha Thaçi.