Thaçi për takimin me Kurtin: Më shumë gjëra na bashkojnë se që na ndajnë

0
44

Presidenti Hashim Thaçi ka dalë në konferencë pas takimit mbi dyorësh me Kryeministrin Albin Kurti.

“Ky takim që ka qenë i nevojshëm për të mirën e vendit të qytetarëve për të sotmen dhe të ardhmen. Pas takimeve që kam zhvilluar me liderët e partive politike, takimi me Kryeministrin Kurti ka qenë në vazhdën e konsultave për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmerren nga institicuionet e Republikës së Kosovës”.

“Konstatoj se takimi ka qenë i gjatë, ka qenë përmbajtjesor, shumë i hapur, ku janë diskutuar gjëra të cilat kemi pasur këndvështrime konstruktive. Është diskutuar për çështjet e brendshme dhe politikës së jashtme, për interesat nacionale, prioritet e shtetit të Kosovës , për reformat që duhet të ndodhin në vend që të lëvizim drejt perspektivës evropiane, për rolin dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, gjithashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Ishte konstatim e përbashkët se puna e përbashkët e bartësve të institucioneve dhe liderëve politikë të pozitës dhe opozitës mund të çojnë vendin më mirë përpara.  Më tepër gjëra në përafrojnë sesa na ndajnë”.

Thaçi para gazetarëve është shprehur se në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, liderët politikë do të jenë të bashkuar.

“Në tavolinë do të jemi të bashkuar si Kosovë – për ruajtjen e interesit shtetëror dhe perspektivën euroatlantike. Interesi nacional është mbi të gjitha”.

“Është në autoritetin e Qeverisë dhe të marrë vendimin në interesin nacional”, ka thënë Thaçi lidhur me tarifën 100 përqind ndja mallrave serbe.