Në fundjavë dimri tenton edhe një rikthim

0
50

Mot i ngrohtë dhe me diell do të mbajë edhe gjatë ditës së sotme.

Më vonë të premten mbrëma, fronti ftohtë nga veriu i kontinentit do të afrohet mbi vendin tonë e gjatë ditës së shtunë sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, e nga orët e pasdites dhe në mbrëmje reshje shiu. Reshjet e shiut më vonë natën e së shtunës mund të shndërrohen edhe në reshje bore, që pritet të vazhdojnë edhe ditën e diel të përziera edhe me shi.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të të luhaten përreth vlerave mesatare, e ditën e shtunë do të zbresin edhe në vlera të mira.

13.03.2020 – Mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen. Ditën do të fryj erë e lehtë nga jugperëndimi 1-5m/s, e në mbrëmje mesatarisht e fuqishme nga verilindja 8-14m/s. Indeksi UV: 5.
14.03.2020 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë. Pasdite me riga lokale shiu, e në mbrëmje reshje shiu, që më vonë gjatë natës mund të shndërrohen edhe në reshje bore. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 3.