Pas mbylljes së shkollave nga Koronavirusi, Shqipëria mësimet i ofron online dhe në Televizionin Publik

0
349

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa SHahini ka njoftuar se 900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12 i gjeni në platformën mësimore Akademi.al.

“Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu.

Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t’i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu.

Jam e lumtur të prezantoj Dean Çelaj, i cili e vuri platformën në dispozicion të të gjithë nxënësve pa pagesë. Tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë”, thotë ajo.

Fjala e plotë e saj në konferencën për media në lidhje me pezullimin e mësimit për dy javë me qëllim frenimin e përhapjes së virusit COVID-19.

• Shkollat, kopshtet e çerdhet do të jenë të mbyllura deri më 23 mars;

• Mësuesit do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia apo nga shkolla dhe do të krijojnë klasa virtuale në rrjete sociale;

• Komunikimi me nxënësit do të bëhet përmes prindërve të tyre;

• Udhëzimin për mësuesit dhe për punën që do ta bëjnë këto 2 javët e ardhshme do ta publikojmë së shpejti.