OBSH e shpall koronavirusin pandemi globale

0
56

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se coronavirusi ka arritur shkallën që mund të përshkruhet si pandemi globale, pasi ka infektuar 118 mijë persona në 114 vende të botës, ndërsa kanë ndërruar jetë 4,291 të tjerë.

Një pandemi është një sëmundje që përhapet në shumë vende të botës, në të njëjtën kohë.

“Kemi bërë vlerësimin që COVID-19 mund të karakterizohet si një pandemi”, ka shkruar Ghebreyesus në Twitter.

Ndërkaq lidhur me këtë rast, ai i ka bërë apel qeverive të ndryshojnë rrjedhën e shpërthimit duke ndërmarrë “veprime urgjente dhe agresive”.

“Disa vende kanë demonstruar se ky virus mund të mposhtet dhe kontrollohet”, tha ai.

“Do ta ‘luftojmë’ së bashku, do të bëjmë gjërat e duhura, dhe me qetësi do t’i mbrojmë qytetarët e botës”, ka thënë ndër tjerash ai.