Merkel: Koronavirusi i ri do të infektojë deri në 70% të popullsisë

0
100

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se COVID-19 po vë në provë solidaritetin dhe arsyen tonë, ndërkohë që shtoi se, sipas shkencëtarëve, koronavirusi i ri do të infektojë 60 deri në 70% të popullsisë.

“Solidariteti ynë, gjykimi ynë dhe zemrat tona… po vihen në provë dhe shpresoj që ta kalojmë këtë provë”, tha Merkel një konference shtypi në Berlin.

Ajo falënderoi punonjësit e shëndetit dhe autoritetet lokale për përpjekjet e tyre për përballimin e këtij virusi, ndërsa shprehu edhe simpatinë e madhe të Gjermanisë për qytetarët italianë, të cilët janë në karantinë totale për momentin.

”Europa nuk duhet të izolohet, por të koordinohet. Asnjë sistem shëndetësor nuk duhet të jetë në gjendje emergjence”, theksoi ajo.