“Pas luftës nuk u gjet një komandant që e padit Serbinë për shfarosjen e familjes Jashari”

0
1406

Shkruan Kimete Berisha

Një mërzi ‘e Re’.

1. Jam tuj kajt me nanën.
Jemi tuj e pyet njana-tjetrën, mos ndoshta ma mirë ka qenë m’u pas vra na me vakt n’luftë sesa me pa Lirinë kah dhunohet, kah shkatërrohet dhe kah përlyhet nga Komandantët.

Liria asnjëherë më nuk është dukur e bukur, përveç atë ditë kur ka ‘zbritur’ në Kosovë.
E shëmtuan komandantën. E vodhën, e rrjepën, e kepërdorën, bën tregti me të, derisa ia ulën çmimin për
toke.

Sivjet lufta po më dhëmb më shumë se vjet e parvjet.
Çdo vjet, në Mars, e paloj luftën, qysh palohet valixhja, e mbyll me dry’ dhe bëj be se më nuk do ta hap e më nuk do të flas për të.
As s’do ta shkruaj luftën në letër.

Por si ta heton syrin e pranverës, ende pa çel qershia, çelin kujtimet e luftës, lulëzojnë dhe përtrihen, derisa të të bindin se Jeta jote s’ishte Rini, as Lojë, as Dashni, as Lumni, ishte thjesht Luftë e jo Liri, se për të qenë i Lirë t’i duhet ta fshish luftën nga mendja.

Po, lufta nuk ka ndodhur në kokën tënde, prandaj në kokën tënde nuk fshihet.

2. Bac, ne nuk jemi mirë.
Hashimi, Ramushi, Kadriu e shokët t’u janë bë milionerë, duke u thirr në gjakun e heronjëve dhe fëmijëve.

Në gjakun e fëmijëve.

Hashimi qe 10-të vjet takohet tinëz me ministrin e Millosheviqit, që shfarosi familjen tënde.

Bac, ne nuk mund ta kuptojmë se si ka mundur Hashim Thaçi të jetë i gatshëm ta jap jetën për Kosovën, kur sot po lufton me mish e me shpirt ta jap Kosovën për jetën e tij.

Familjen Jashari e lan vetëm në luftë.

Pas luftës nuk u gjet një komandant që e padit Serbinë për shfarosjen e familjes Jashari.

S’di a po më plaket zemra a m’u ka lig zemra, sepse sot unë jam fshehur nga ‘lufta’ nën jorgan, dhe ndjej një mërzi ‘të Re’.

Unë s’di të ndjehem si dikush, krenare.
S’di çka është ajo ndjenjë.
Çka i ndihmon zemrës krenaria?
Si mund të ndjehesh krenare me sakrificën e tjetrit.
Krenar ndoshta ndjehesh kur sakrifikon vet për atdhe e jo me shit mend e kreni me gjakun e huaj.

Te unë sakrifica e Jasharve ma çan barkun dhe kur i shikoj ndjej sikur po më pikon zemra gjak.

P.S.
Fëmijē,
Ju shikoj me mall, edhe pse s’ju njoh, ua di emrat.
Anipse s’kam fëmijë, Ju dua si fëmijët e m’i.

Kur ju shikoj, qaj shumë, qaj me mall, anipse ju jeni e ardhmja e unë jam e kaluara.

Kisha dasht me ju bë të lumtur, anipse vet nuk jam e lumtur.

Kisha dasht me ju shti me kesh, me ju disponu, anipse njeriu i vetëm që më shtin me kesh ka mbet vetja ime.

Kisha pas qejf me ju ble nga një palë patika të reja, Nike keni qejf Ju të ritë, patika të shtrenjta si ato të fëmijëve të komandantëve milionerë.

Ua kisha ble nga një akullore dhe ju kisha çu në kinema me pa filmin ‘Jeta është e bukur’;

Dua të dëgjoj veç mirë për Ju, anipse më nuk më gëzojnë as lajmet e mira për veten time.

Ju shikoj me bisht të syrit, sepse duhet m’i pas dy zemra me ju shiku me dy sy…dhe Ju dua shumë, Ju pasardhësit e Kryetrimit më të Bukur.

Faleminderit sa të ketë Jetë.