Është dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit ish Kryeministri i Republikës së Kosovës R.H., në rastin Veteranët

0
37

Në seancën e sotme gjyqësore është dëgjuar  në cilësinë e dëshmitarit ish Kryeministri R.H., në rastin e njohur Veteranët.

Agim Çeku dhe të tjerët, po gjykohen në Gjykatën Themelore të Prishtinës pranë Departamentit për Krime të Rënda, që në cilësinë e  anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë keqpërdorur pozitën  zyrtare.

Dëshmitari R.H., ishte propozuar të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit nga i akuzuari Shkumbin Demalija, në seancën e 7 shkurtit.

I njëjti sot para gjykatës dha dëshminë e tij në lidhje me procesin e njohjes së statusit të Veteranit Luftëtar.

Kujtojmë se i njëjtit ishte Komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, në radhët e UÇK-së.

Ndryshe, me të filluar seanca e sotme gjyqësore kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka- Mekaj, tha se mbetet në fuqi vendimi për mos publikimin e dëshmisë së dëshmitarëve gjerë në përfundimin e dhënjës së dëshmisë nga të gjithë dëshmitarët.

Ky rast është duke u gjykuar nga trupi gjykues i përbërë nga kryetarja e trupit gjykues Nushe Kuka- Mekaj me anëtarët Kujtim Krasniqi dhe Agim Kuçi, ndërsa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët e Prokurorisë Speciale Enver Krasniqi dhe Valdet Gashi.