“Epopeja e UÇK-së” më 5, 6 dhe 7 Mars, mësoni për aktivitetet

0
264

22 – vjetori i Epopesë së UÇK-së

                                                 Programi:

5 MARS:


                   Ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së

                   Vendi: Shkollat në të gjithë Komunat e Republikës së Kosovës
                   Koha: Ora e parë mësimore

 

09:00         Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

(Seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës nën Patronatin e SH.S. Vjosa OSMANI, të pranishmëve u drejtohet SH.T. Albin KURTI)

 

                  Vendi: Kuvendi i Republikës së Kosovës

 

Seanca Solemne e Kuvendeve Komunale
(Mbjellja e 59 fidanëve nga Zyrtarët e Komunave dhe nxënësit, në vendin e caktuar nga           Komunat përkatëse)

                 Vendi: Kuvendet Komunale
                 Koha: sipas vendimit të Kuvendeve Komunale

 

12:00         Parakalimi i Ushtrisë

(Trupave të FSK-së u drejtohen me fjalim: SH.T. Hashim THAÇI, SH.S. Vjosa OSMANI, SH.T. Albin KURTI, Përfaqësues nga Familja JASHARI)

 

                  Vendi: Kazerma “Adem Jashari”

 

 

 

 

6 MARS:

 

09:00           Homazhe dhe Vizita në Kompleksin Memorial Adem Jashari
                     (Vendosje kurorash nga 3 liderët në Kompleksin Adem JASHARI)

                     Vendi: Prekaz, Skënderaj
     

12:00           Homazhe në të gjithë Komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së

                     Vendi: Të gjithë Komplekset në Republikën e Kosovës

 

17:00          Akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes               Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

(Të pranishmëve u drejtohen me fjalim: SH.T. Hashim THAÇI,  SH.S. Vjosa OSMANI, SH.T.    Albin KURTI, historian Prof.Agim VINCA, Kryetari i shoqatave të dala nga lufta z.Hysni GUCATI, Përfaqësues nga Familja JASHARI)

 

Vendi : Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve

7 MARS:

12:00           Homazhe pranë Shtëpisë së Familjes Jashari
(SH.T. Albin KURTI dhe SH.S. Vjosa Osmani bëjnë homazhe tek shtëpia e familjes JASHARI)

Vendi: Prekaz, Skënderaj

 

18:00          Nata e Zjarreve
(Në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz ndizen flakadanët dhe më pas vijon   programi kulturor – artistik, i cili do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj)

                  Vendi: Prekaz – Skënderaj