Efektet e jashtëzakonshme të hudhrës për shëndetin

0
808

Allium sativum L., e njohur si hudhra, është bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me gjethe si të preshit, që bën në tokë një kokë me thelpinj të bashkuar, që ka erë të fortë e të djeg dhe që përdoret si ushqim a si bimë mjekësore. Me shpërthimin e Coronavirusit, hudhra po llogaritet si një prej armëve më serioze për ta mundur virusin vdekjeprurës.

Përbërësit

Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 për qind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit.

Vlerat

Gjithashtu përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Nga studimet e bëra në SHBA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlerë të lartë të kolesterinës, dhe që përdorën çdo ditë 6 thelpinj hudhre, u pa se vlera e yndyrës në gjak u ul me 58 për qind. Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, derisa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë, deri në shfaqjen e rezultateve pozitive. Një tjetër studim ka treguar se njerëzit që hanë hudhër çdo ditë mund të jetojnë më gjatë. Studimi është bërë nga dietologë holandezë dhe tregon se këta njerëz mund të jetojnë 6 vjet më shumë se të tjerët, që s’e konsumojnë këtë produkt. Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë, ashtu edhe të thatë. Efektet e saj janë të mrekullueshme, veçse duhet pasur një kujdes i jashtëzakonshëm. Përdorimi i saj në mënyrë të gabuar dëmton rëndë shëndetin e personit të sëmurë. Vetitë e saj kuruese janë edhe më praktike, duke pasur parasysh se kjo bimë rritet gjerësisht dhe gjendet lehtë.

Këshilla mjekësore

Atyre që vuajnë nga hipertensioni, do t’u mjaftojë të hanë një thelb hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten. Por nuk rekomandohet që hudhra të përdoret nga njerëz që e kanë tensionin të ulët, pasi do të keqësonin shëndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe në qarkullimin në mënyrë të rregullt të gjakut. Mjekët rekomandojnë 2 thelpinj hudhre në ditë. Efekte pozitive ka dhënë përdorimi i hudhrës edhe në parandalimin e kancerit në stomak dhe në zorrën e trashë. Kanceri në zorrën e trashë është i përhapur te meshkujt dhe është vërtetuar se ata që kanë përdorur hudhra kanë pasur më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundja. Këshillohet që çdo ditë të hahen 3 deri në 10 thelpinj hudhre. Për shkak të vetive të saj dezinfektuese, hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët që vuajnë nga dhimbja e veshëve. Për këta njerëz rekomandohen disa pika nga lëngu i hudhrës në momentin e dhimbjeve. Shumë shpejt ky lëng jep efekte të menjëhershme në qetësimin e veshit. Po kështu, rezultate mjaft të mira ka dhënë në shërimin e gripit, kur ai është i shoqëruar me bllokim të hundëve apo dhimbje të grykëve. Një studim i kryer nga studiues amerikanë, provoi se përbërësit e hudhrës mund të mbysnin 14 lloje të ndryshme bakteresh dhe mund t’i shkatërrojnë ato. Shumë e dobishme është hudhra edhe për të sëmurët që vuajnë nga astma dhe kolla. Përdorimi i saj ose lëngu që përftohet gjatë shtypjes, lehtëson rrugët e frymëmarrjes dhe qetëson të sëmurin. Në Luftën e Dytë Botërore, lëngu i hudhrës ka ndihmuar në mjekimin e plagëve të rënda, të marra gjatë luftimit. Edhe sot ajo vazhdon të japë efekte të shkëlqyera në shërimin sa më të shpejtë të plagëve, duke zëvendësuar kështu edhe antibiotikët.

Sëmundjet

Mjekësia moderne ka njohur aftësinë, që me anë të hudhrës dhe kurave, që e kanë në përbërje, të shërojnë sëmundje të ndryshme, siç janë arteroskleroza, tensioni i lartë i gjakut dhe çrregullimet e qarkullimit të gjakut, problemet e zemrës etj.

Limoni dhe hudhra kurojnë kallot e këmbëve
Zbutini këmbët në një legen me ujë të ngrohtë, aq sa ta durojnë këmbët. Pastaj fshijini e pastrojini dhe në vendin ku keni kallo vendosni 1 fetë limoni, mbi të vendosni 2-3 thelpinj hudhre të shtypur dhe pak kripë të hollë gjelle, nga darka deri në mëngjes, për 10 net rresht.

Përdorimi

Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë, ashtu edhe kur ajo përdoret e thatë. Nëse përdoret në gatim, këshillohet që të mos skuqet shumë, pasi i humbet vlerat e saj. Gjatë skuqjes humbet me shijen e vajit.

Paketë këshillash

Të sëmurët që vuajnë nga tensioni i ulët nuk duhet të hanë hudhër. Këshillohet përdorimi i 3 deri në 10 thelpinjve hudhër në ditë kundër sëmundjeve. Gjatë pirjes së lëngut të hudhrës ose ngrënies së saj, lani mirë gojën.

Këshillohet ngrënia e hudhrës për të fituar imunitetin e organizmit. Gjatë gatimit hudhra të jetë e butë, për të mos humbur vitaminat që ajo përmban.

Hudhra shërben edhe për të ulur tensionin, për personat që vuajnë nga tensioni i lartë.
Kjo bimë përdoret bashkë me erëzat e tjera për gatim, pasi shumë njerëz e pëlqejnë shijen e saj. Veprimi baktericid i hudhrave përdoret në industrinë e konservave, për të zhdukur mikroorganizmat që kalbin lëndën organike.