Ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF Lipjan, Drenas dhe Fushë-Kosovë të mbështetir nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sot nga Verona e Italisë, sipas protokoleve të OBSH dhe ECDC dhe te asnjëri nga udhtarët nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes.
Udhtarët megjithatë janë rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi duke evituar kontaktet e afërta me persona tjerë dhe të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve.