Operonte falas pacientët, vdes mjeku shqiptar me famë botërore

0
334

Prof.Dr Safet Beqiri ka humbur jetën.

Ai ushtronte profesionin e tij për një kohë të gjatë në Gjermani, në Shërbimin e Kirurgjisë Torakale.

Beqiri ishte një doktor me famë botërore, ndërsa shpeshherë vizitonte Kosovën dhe Shqipërinë për të kryer operacione falas.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familja, ndërsa ngushëllime i ka shprehur edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Njoftimi i familjes:

“Të dashur familjarë, miq e dashamirë, të pikëlluar thellë Ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Prof. Dr. Safet Beqiri. Pushoftë i qetë shpirti i Tij në Paqen e Paskajshme! Për ditën e varrimit Ju njoftojmë ndërkohë.Të pikëlluar, Familja Beqiri!”