Java e ardhshme me temperatura maksimale mbi vlera mesatare

0
196

Një sistem frontal nga cikloni TOMRIS që po kalon mbi Europën qëndrore, ditën e premte do të kaloj nga rajoni ynë, që në vendin tonë do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu, ku gjatë ditës do të shtrihen mbi të gjithë vendin. Në vise kodrinoro-malore pasdite priten edhe reshje bore.
Nga dita e shtunë mbi rajon shtrihen fusha të presioni të lartë, ku nga dita e diel do të favorizojnë kthjellime, ndërsa rryma të ngrohta ajrore nga Europa perëndimore dhe Mesdheu do të kushtëzojnë mot të butë dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlera mesatare ditëve të para të javës së ardhshme.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të të luhaten përreth vlerave mesatare, e ditën e shtunë do të zbresin edhe në vlera të mira.

14.02.2020 – Kryesisht vranët. Paradite reshje lokale shiu, e gjatë ditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin. Gjatë mbrëmjes pritet të pushojnë. Në vise kodrinoro-malore borë. Do të fryejë erë mesatare nga krahu jugor 4-7m/s, e në mbrëmje nga verilindja 7-13m/s. Indeksi UV: 1.
15.02.2020 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës me intervale me diell. Herët në mëngjes aty-këtu mundësi për riga lokale shiu, e në vise malore borë. Në mbrëmje priten kthjellime. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-10m/s. Indeksi UV: 2.