Kurti kërkon Makro-Shengen shqiptar, Rama Mini-Shengen rajonal

0
114

Takimi i kryeministrave shqiptarë në Tiranë nisi me mospajtime mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës.

Albin Kurti ka folur për herë të parë nga Tiranë si kryeministër i Kosovës, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Në konferencën e mbajtur për media, pas takimit midis kryeministrave, Kurti-Rama, në Shqipëri, kreu i qeverisë kosovare, Albin Kurti tha se në takimin e tyre të parë, është diskutuar për makroschengenin shqiptar dhe jo për mini-schengenin ballkanit.

“Ky është takimi i parë, ka shumë tema që do t’i trajtojmë. Këtë temë (minishengenin) e kemi diskutuar, por pak”, ka thënë Kurti.

Megjithatë kryeministri i Shqipërisë nuk u pajtua me prioritetet që i renditi Kurti. Rama tha se fillimisht duhet të flasin për minishengenin ballkanik.

“S’ka makroshengen shqiptar, pa minishengen ballkanik”, ia ka kthyer Rama.